freedomfestival

Njoftim pėr Festivalin e Lirisė

19 May 2010

Tė nderuar dėgjues tė radio Urban FM, tė rinj dhe qytetarė tė Kosovės!

Mė 12 dhe 13 qershor nė Auto Park Arena (km i 2-tė nė rrugėn Prishtinė - Shkup - vendi i njėjtė sikurse edicioni i 2009-s), mbahet Freedom Festival 2010 qė si slogan kryesor e ka "Liri e Lėvizjes pėr Evropianėt e rinj".

Pėrkrahės kryesor tė Festivalit janė Zyra e Kryeministrit dhe kampanja Kosovo, The Young Europeans gjersa sponsor tjerė janė edhe Aeroporti i Prishtinės, kolegji Vicotry, British Airways, Grafika Rezniqi, Pixiels, INIT Porduction, gjersa projektin e ndihmojnė edhe Mini Max, Rikon, New Distribution - mediat RTK dhe Klan Kosova, Express, Lajm, Infopress, Epoka e Re dhe Zėri, si dhe OnTV, RTV Mitrovica, etj.

Dyert e Festivalit hapen tė Shtunėn me 12 qershor respektivisht tė Dielėn me 13 qershor.

Megjithėse listėn komplete tė bendeve, artistėve dhe DJ-ve pėr tė dyja netėt mund t`a gjeni tek publikimet (pllakatet) si dhe kategoritė tjera nė kėtė ueb faqe, po ju njoftojmė se nė natėn e parė headliner ėshtė hip-hop rep artisti Chamillionaire and the crew gjersa nė natėn e dytė janė Stereo MC`s dhe Roni Size.
Megjithatė ja u tėrheqim vėmendjen edhe nė perofrmimin e bendeve Dreadzone dhe Bonze gjersa nga prodhimet vendore performojnė bendet mė tė mira kosovare dhe atė Troja (bendi mė i mirė nė Top Fest 7), Jericho, The Glasses, Utility dhe shumė tė tjerė.

Bileta pėr njė natė ėshtė 5 euro gjersa pėr tė dyja netėt 10 euro (d.m.th 2 bileta). Pėr tė gjithė ata qė janė tė interesuar qė tė qėndrojnė nė festival gjatė gjithė kohės, do tė jetė e caktuar hapėsira pėr kamping (tendat sigurohen nga ju). Tė gjithė qė do tė qėndrojnė me tenda, duhet tė sigurojnė 2 bileta, pra tė paguajnė 10 euro.

Nė ditėt nė vijim do tė ju njoftojmė vendet (kafiteritė) tė cilat do tė jenė tė autorizuar pėr shitur biletat.
Ju njoftojmė dhe ju sugjerojmė qė biletat t`i bleni vetėm nė vendet e caktuara pėr tė evituar ēfarėdo keqpėrdorimi dhe zhgėnjimi. Biletat kanė masat e caktuara mbrojtėse.

Nė ditėn e hapjes sė festivalit, pra tė Shtunėn me 12 dhe tė Dielėn me 13 qershor, do tė sigurohet transport nga qendra e qytetit (taxi kompani me ēmime mė tė lira se zakonisht) gjersa organizatorėt janė duke punuar qė tė sigurohen edhe autobus falas pėr tė gjithė ata qė blejnė biletat. Pėr tė gjitha kėto do tė njoftoheni nė ditėt nė vazhdim.

Ju ftojmė dhe nxisim qė t`i siguroni biletat sa mė parė qė ėshtė e mundshme. Interesimi i madh i treguar nė kėto ditė e para dhe numri i limituar i biletave janė arsyeje se pse duhet t`i siguroni biletat sa mė parė.

Pėr info dhe detaje tjera vizitoni www.radiourban.fm. Gjersa direkt pėr rezervuar biletat shkruani nė bileta@radiourban.fm ku pėrpos emrit tuaj duhet tė tregoni edhe numrin e telefonit si dhe numrin e biletave qė i rezervoni (si p.sh. 3 persona pėr 2 natė qė d.m.th 6 bileta).